Fotini dhe Danjeli ndihen shumë të dashuruar me njeri-tjetrin. Danjeli ka thënë se kjo që po jeton është gjeja më e bukur e jetës së tij, ndërsa edhe Fotini është shprehur se ndihet njësoj.
“Kjo që po jetojmë bashkë është po aq e vërtetë sa hëna në qiell”, ka deklaruar Danjeli.
Mirëpo, përveç shprehjes së dashurisë, Fotini i ka kërkuar falje Danjelit për sjelljet e saj, ndonjëherë jo të mira.
Por, ashtu si dashuria edhe kërkesa e faljes ishte respektive, pasi edhe Danjeli i ka kërkuar falje, sepse është impulsiv ndonjëherë.
Më vonë, ata janë shtrirë në krevat dhe Danjeli nisi të projektojë me fantazi momentin e takimit të të dyve bashkë, më pas i ka thënë Fotinisë se do të donte që fëmija i tyre i parë të jetë djalë. /TCH/Telegrafi/