Site icon Telegrafi

Danjeli beson në ekzistencën e njerëzve mutantë

Teksa janë duke biseduar për mundësinë e jetës në planetë të tjerë, biseda e banorëve zhvendoset tek avancimi teknologjik i njerëzve në antikitet, e për shembull marrin Piramidat e Egjiptit, ndërtimit i të cilave lidhet me yjësinë.

“Ato janë ndërtuar aq mirë, me aq mundësi sa kishin ata e kishin të pamundur t’i realizonin me aq përpikëri”, shprehet Musai, teksa pyet se “Ata kishin një gjë më shumë, kush ja ka dhënë”

Danjeli shprehet se në atë periudhë mund të ketë jetuar një njeri me superfuqi.

“A beson tek njerëzit mutantë ti?! Që kanë një kod gjenetik më shumë se çdo person tjetër. Edhe aty mund të ketë pasur një çperson që mund të ketë qenë më i zhvilluar”, shprehet Danjeli.

Por Musa, i pabindur nga kjo teori e Danjelit, thotë: “Ka, por kush ua ka dhënë atë gjë më shumë”.

Për ta bërë më të besueshëm variantin e tij, Danjeli shton se ka njerëz që lindin me këto aftësi. “Ishte një person që gjerat që shikohen me mikroskop i shihte me sy të lirë”, thotë ai.

Por me shembullin që jep çudit Lupçen që e pyet “Si mo si, gjerat që shikohen me mikroskop i shihte me sy?”.

Exit mobile version