Në oborr, Danjeli, Fotinia, OLsi dhe Fiorentina diskutojnë për banorët e rinj.
Fiorentina jep mendimin e parë.
“Adnandi dhe Gastarja më duken pozitivë”, thotë ajo.
Tre të tjerët e mbështesin. Fotini thotë që janë pozitivë, Olsi mendon se janë të pjekur dhe të matur, ndërsa Danjeli i sheh si njerëz që kanë kaluar vështirësi në jetë.
“Njerëz të vuajtur që i kanë dalë zot jetës me zotësi”, thotë Fiorentina.
Fotinia kujton një episod të lojës me shishe.
“Po luanim me shishe dhe i ra Muses e Donës. Pyeti Musa Donën se kush është çifti me fals brenda në shtëpi dhe ajo tha Elsamedi me Ambrën”, thotë Fotini.
Danjeli thotë se kjo përgjigjje e Donës ka qenë e mirëmenduar.
“Po ja hidhte shoqes së saj si paralajmërim për t’i thënë kujdes se po gabon”, thotë ai.
Më pas, Danjeli jep edhe përshtypjen personale për Elsamedin dhe Ambrën.
“Unë i shoh si e bukura dhe bisha”, u thotë ai banorëve të tjerë.