Juventusi ka barazuar me Sevillan me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
En Nesyri shënoi për Sevillan në pjesën e parë, ndërsa një gol i vonë i Federico Gattit barazoi shifrat.
Lojtari më i dalluar në fushë ishte mbrojtësi i Juventusit, Danilo me notën 8.0.
FT | ⌛️ | All to play for in Spain! 💪#JUVSEV #UEL pic.twitter.com/bdhB5jnc9l
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) May 11, 2023
Juan Cuadrado (7.5) dhe Manuel Locatelli (7.3), po ashtu u vlerësuan lartë nga vendasit.
Te Sevilla më i miri ishte Lucas Ocampos me notën 7.4, ndërsa më i dobëti në fushë ishte Bryan Gil me notën 5.9.
Notat e lojtarëve të Juventusit dhe Sevillas
/Telegrafi/