Mbrojtësi i Juventusit, Danilo tregoi disa aftësi të papritura në artet marciale – megjithëse kishte shqetësime se mund të lëndonte veten gjatë këtij procesi.
Bianconerët po përballen me një krizë të madhe lëndimesh për momentin, me nëntë lojtarë që munguan në fitoren në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës këtë javë.
Por gazetari i DAZN Italia i kërkoi Danilos të tregonte disa nga lëvizjet e tij në Capoeira (arti marcial brazilian).
C A P O E I R A con D A N I L O 🇧🇷
Culture: Danilo è ora su DAZN 😍 pic.twitter.com/P9k9sMx37D— DAZN Italia (@DAZN_IT) March 4, 2022
“Nëse lëndohesh duke e bërë këtë, tifozët e Juventusit do të mblidhen në turmë në derën time”, ka thënë prezantuesi i shqetësuar.
Capoeira është një art marcial, por afrikanët e skllavëruar në Brazil e kishin maskuan atë si vallëzim në mënyrë që të mund të vazhdonin praktikën, pasi ishte ndaluar për një kohë në këtë vend.
Danilo që vije nga Brazili duket se i zotëron mirë disa nga lëvizjet e këtij arti marcial. /Telegrafi/