Telegrafi

Danilo: Idetë e Pirlos të njëjta me ato të Guardiolas

TURIN, ITALY - SEPTEMBER 20: Luiz da Silva Danilo of Juventus in action during the Serie A match between Juventus and UC Sampdoria at Allianz Stadium on September 20, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo, ka thënë se idetë e Andrea Pirlos për futbollin janë të ngjashme me ato të ish-trajnerit të tij Pep Guardiola.  

Mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” është i pezulluar nuk do të jetë në gjendje të luaj ndaj ish-klubit të tij FC Porto.

Ai foli për formën e tij mbresëlënëse në një intervistë në Marcan.

“Ne po shohim Danilon më të mirë në vitet e fundi. Më parë, më mungonte vazhdimësia. Më duheshin ndeshje për të bërë më të mirën time dhe këtë sezon i gjeta. Unë jam i kënaqur me nivelin në të cilin po luaj dhe që kam qenë në gjendje ta ndihmoj më shumë ekipin”, nënvizoi ai.

Ai ka luajtur në role të ndryshme nën drejtimin e trajnerit Andrea Pirlo.

“Nuk e kam të vështirë të ndryshoj sepse mënyra ime për të parë futbollin ka qenë gjithmonë e tillë. Më pëlqen të analizoj lëvizjet, hapësirat. Nuk mund të luaj si qendërsulmues, por nuk e kam problem të luaj në mes ose prapa. Gjëja më e rëndësishme është të luash”, deklaroi mbrojtësi.

Danilo zbuloi se Pirlo dhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ndajnë një ‘ide të ngjashme’ për futbollin dhe tha se trajneri i Juventusit i jep atij ‘shumë liri’.

“Më pëlqen shumë të marr pjesë në ndërtimin e lojës dhe Pirlo më jep shumë liri për të ndihmuar. Ai dëshiron që topi të dalë i pastër, në mënyrë që kushdo që të jetë përpara mund t’ua komplikoj jetën kundërshtarëve tanë”.

“Ai dëshiron që unë të lëviz dhe ta prek shumë topin. Ideja e tij duket mjaft e ngjashme me atë të Guardiolas. Pep dhe stafi i tij kanë një ide për futbollin shumë të ngjashëm me atë të Pirlos”, ka thënë Danilo. /Telegrafi/