Danilo ka kaluar edhe zyrtarisht te skuadra e Manchester Cityt, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Mbrojtësi brazilian ka braktisur radhët e Real Madridit, ku kjo e fundit ka arkëtuar mbi 30 milionë euro për këtë transferim.
Pas pranimit të sfidës së re në karrierë, reprezentuesi brazilian ka zbardhur se kush e ka bind të transferohet te Citizens dhe rreth synimeve të klubit.
“Shpresoj se do të shkoj gjithçka mirë. Dua të fitoi shumë tituj me Manchester Cityn, por edhe Ligën e Kampionëve. Në vendimin tim ka qenë vendimtar Guardiola. Ai është trajner që më pëlqen dhe ishte shumë bindës gjatë bisedës me mua. Unë jam shumë i motivuar që do të punojë me të ”, tha Danilo.
Theksojmë se ky është transferimi i pestë i Pep Guardiolës gjatë afatit kalimtar të verës.
Më parë kanë transferuar Bernardo Silvan, Kylie Walker, Ederson dhe Douglas.