Telegrafi

Danilo befason të gjithë me deklaratën e tij, përkrah vendimin për përjashtimin e Juventusit nga Liga e Konferencës

Juventusi është përjashtuar nga Liga e Konferencës për sezonin e ri dhe vendin e saj do ta zë Fiorentina.

Deri te përjashtimi i Zonjës së Vjetër erdhi shkaku i fair play financiar dhe për këtë ka folur edhe kapiteni i bardhezinjve braziliani Danilo.

32-vjeçari e ka cilësuar si të drejtë vendimin për ta përjashtuar Juventusin nga garat evropiane, edhe pse e pranon që do të donin të luanin.

Lexo po ashtu Si ndryshon plani i transferimeve të Juventusit me dënimin nga UEFA

Reprezentuesi brazilian ka thënë se fokusi është që të fokusohen në kampionatin italian dhe Kupën e Italisë, ky duan t’i rikthejnë dy trofetë.

“Sigurisht që do të kishim dashur të luanim në kompeticionet europiane, por u mor vendimi i duhur. Këtë vit do të fokusohemi te kampionati dhe Kupa e Italisë”.

Lexo po ashtu Sa do t'i kushtojë Juventusit përjashtimi nga garat e UEFA-s?

“Objektivi ynë është të fitojmë sërish titullin kampion. Duam ta rikthejmë Juventusin në skuadrën më të mirë të Italisë. Titulli na mungon dhe ne duam të rikthehemi në majë”, deklaroi mbrojtësi brazilian.

Pasi pritet të largohet Leonardo Bonucci, kapiteni i parë i Zonjës së Vjetër do të jetë Danilo i cili me fanellën bardhezi e nis sezonin e tij të pestë. /Telegrafi/