Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt, Danilo ka mbërritur në Torino si pjesë e shkëmbimit me Joao Cancelo, ku nesër ai do t’i bëjë testet mjekësore te Juventusi.
Ai zbarkoi në Aeroportin Caselle me një avion privat, dhen kjo konfirmohet edhe nga llogaria zyrtare e Juventusit në Tëitter.
Cancelo në anën tjetër sot do t’i bëjë testet mjekësore në Manchester, duke e zyrtarizuar më vonë kalimin te City si shkëmbim me Danilon plus 30 milionë euro të tjera në konto të Juventusit.
Hi, @2DaniLuiz! 👍 pic.twitter.com/ygXfw9TDfQ
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 6, 2019
Danilo është një mbrojtës i djathtë, por ai mund të luajë edhe në anën e majtë të mbrojtjes.
Ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me pagë 4 milionë euo në vit plus bonuset.
🛬 @2DaniLuiz has landed in Turin 👍
📸➡️https://t.co/7LuYCfoWKC pic.twitter.com/3gb9aPjOt1
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 6, 2019
28-vjeçari brazilian u bashkua me Manchester Cityn nga Real Madridi për 30 milionë euro në verën e vitit 2017.
Me këtë transferim te Juventusi, Danilo ribashkohet me ish-shokun e tij të skuadrës te FC Porto, Alex Sandron. /Telegrafi/