Site icon Telegrafi

Danieli: Donjetën e shoh thjesht si shoqe

Fotinia është e rezervuar ndaj Danielit dhe para se të shprehë hapur pëlqimin e saj për të, kërkon të dijë se çfarë ndjen ai për shoqen e saj të re të krijuar brenda shtëpisë së Big Brother, Donjetën, e cila me veprimet e saj nuk e ka fshehur pëlqimin për Danielin.

“E kam pyetur atë nëse të pëlqen, s’më ka thënë as po, as jo, por më ka lënë të kuptoj që pëlqeheni”, i thotë Fotinia.

“Të gjitha bisedat tona kanë qenë miqësore, është gocë e mirë, kam respekt. Duhet marr parasysh që është 20 vjeçe, mos ta gjykosh se s’kanë nga ti mësojnë shumë gjera”, i thotë Danieli, duke lënë të kuptohet se ai nuk ka ndjenja për Donjetën.

Exit mobile version