Telegrafi

Daniel Radcliffe zbulon tragjedinë familjare dhe nuk mund t’i mban lotët

Kishte një tragjedi familjare, ku as shkopi magjik i Harry Potterit të famshëm nuk mundi ta largonte dhimbjen që aktori e ndiente duke lexuar atë letër.

Daniel Radcliffe, aktori që luajti rolin e magjistarit në tetë filmat e bazuara në librat e JK Rowling, bërtiti kur lexoi një letër lamtumire të shkruar nga stërgjyshi që kreu vetëvrasje.

Aktori u shfaq në shoun televiziv të BBC-së “Kush mendoni se jeni?” dhe mësoi tragjedinë e dhimbshme të familjes dhe detajet që i paraprinë vetëvrasjes së stërgjyshit.

Në shfaqje, Radcliffe mësoi detajet e se si Semyon Gershon u plaçkit në vitin 1936, ku hajduti mori bizhuteri me vlerë rreth tremijë dollarë.

“Dëshiroja vetëm të kthehesha në të kaluarën dhe t’i tregoja atë se çfarëdo që po kalon, ai ka shumë për t’i ofruar njerëzimit rreth tij dhe që ende e duan atë”, tha një Redcliff tepër i tronditur. /Telegrafi/

Ndryshe pas frikës se nuk do të ishte në gjendje të merrte paratë nga shoqëria e sigurimeve, gjyshi i Redcliffet nuk mund të përballonte presionin dhe kreu vetëvrasje. /Telegrafi/