Telegrafi

Daniel Cormier do ta mbrojë titullin e peshave të rënda në UFC ndaj Derrick Lewis

Daniel Cormier do ta mbrojë titullin e peshave të rënda në UFC ndaj Derrick Lewis më 3 nëntor në Madison Square Garden, New York.

Cormier triumfoi ndaj Stipe Miocic në korrik dhe kështu mori kurorën, që tani do ta mbrojë për herë të parë.

39-vjeçari është pritur të ndeshet me Brock Lesnar, por në fund u vendos për Lewis në UFC 230.

Lexo po ashtu Latifi nuk trembet, i kërkon përballje kampionit Cormier dhe i falënderon të gjithë edhe në gjuhën shqipe

Lewis së fundmi fitoi ndaj Alexander Volkov në UFC 229, në natën kur u përballën Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Derrick Lewis (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Në të kaluarën Ilir Latifi i kishte kërkuar Cormierit përballje, por ky i fundit kishte refuzuar pasi ishte ngritur në kategorinë e peshave të rënda.

Lexo po ashtu Kampioni Cormier i përgjigjet Latifit: Më pëlqen ai, por jam duke bërë gjëra më të mëdha tani

Daniel Cormier është një nga emrat më të shquar dhe më të respektuar në UFC.

Cormier është pjesë e MMA që nga viti 2009. /Telegrafi/