Telegrafi

Dani publikon baladën e re “Pëllumbeshë”

Foto: ProduksioniLabia/YouTube

Këngëtari i njohur i muzikës së mirëfilltë shqipe, Ramadan Krasniqi – Dani, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Pëllumbeshë” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika është punuar nga Ardian Kastrati, gjersa për tekstin është kujdesur Ekrem Kryeziu.

Foto: ProduksioniLabia/YouTube

Ilir Mustafa dhe Blerim Gjinofci janë kujdesur për anën vizuale të projekti, që e sjell këngëtarin me një performancë mjaft të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Xhirimet e klipit janë kryer në Shkup, teksa këngëtari nga Peja është shfaqur mjaft me stil gjatë interpretimit.

Dani vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë me projekte të shumta, gjersa nuk mungon edhe në dasma, koncerte e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FYCVG6VFbqg