Telegrafi

Dani paralajmëron duetin me ‘këngëtaren e veçantë’, ndërsa flet edhe për bashkëpunimin me Bleron (Video)

Ramadan Krasniqi – Dani ka konfirmuar bashkëpunimin me Blero Muharremin, ku ka thënë se interpreton një pjesë të vogël.

Gjatë një intervistë për Prive, këngëtari i shumëpëlqyer, ka thënë se ky projekt është prodhim i kantautorit Blero dhe vjen pikërisht në stilin e tij.

Lexo po ashtu Blero kthehet me baladë në bashkëpunim me Danin

Nga ana tjetër, ai ka bërë të ditur se do të vijë në duet me një këngëtare, me një këngë të realizuar nga Arbër Gjikolli (Big Bang), ndërsa tekstin e ka shkruar Gjiko.

Ai nuk e ka zbuluar emrin e këngëtares, por vetëm e ka etiketuar si të veçantë. /Telegrafi/