Ramadan Krasniqi – Dani ka konfirmuar bashkëpunimin me Blero Muharremin, ku ka thënë se interpreton një pjesë të vogël.
Gjatë një intervistë për Prive, këngëtari i shumëpëlqyer, ka thënë se ky projekt është prodhim i kantautorit Blero dhe vjen pikërisht në stilin e tij.
Nga ana tjetër, ai ka bërë të ditur se do të vijë në duet me një këngëtare, me një këngë të realizuar nga Arbër Gjikolli (Big Bang), ndërsa tekstin e ka shkruar Gjiko.
Ai nuk e ka zbuluar emrin e këngëtares, por vetëm e ka etiketuar si të veçantë. /Telegrafi/