Site icon Telegrafi

Dani Olmo tregon se si synojnë ta mposhtin Real Madridin

Dani Olmo do të luajë El Clasicon e parë në karrierë, pasi vetëm këtë verë iu bashkua ekipit të parë të Barcelonës, pasi në të kaluarën ishte pjesë e La Masia.

Mesfushori spanjoll ka shprehur me bindje triumfin e tyre në derbin më të madh në La Liga, duke thënë se do t’i mposhtin Los Blancos në bazë të ideve të tyre.

“El Clasico? Në një ndeshje si kjo, nuk ka asnjë favorit. Është ndeshja më e mirë që mund të luash në La Liga dhe në Evropë”, deklaroi Olmo.

“Ne mund t’i mposhtim ata me idetë tona dhe kjo është ajo çfarë do të bëjmë”, shtoi spanjolli.

Lojtarët e Barcelonës po ndihen të sigurt përpara El Clasico pasi mposhtën Bayernin 4-1 në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi po ashtu e pret me padurim ndeshjen pasi shënoi pesë gola në pjesën e dytë të lojës së tyre kundër Dortmundit.

Madrilenët janë nikoqir të Bluagranasëve për ndeshjen që fillon të shtunën (26 tetor) nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”./Telegrafi/

Exit mobile version