Kaosi i shkaktuar rreth situatës së Dani Olmos për shkak të pamundësisë për t’u regjistruar si lojtar i Barcelonës, mund t’i shkaktojë shumë probleme yllit spanjoll.
Kjo pasi Olmo tashmë rrezikon dëbimin nga kombëtarja e Spanjës në ndeshjet që do t’i zhvillojnë në vijim.
Barcelona ka qenë duke punuar për të gjetur një zgjidhje dhe për të tentuar ta rregullojnë situatën, por nuk ka pasur aspak progres.
La Liga dhe RFEF kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët, duke konfirmuar qëndrimin se Barcelonës nuk i është dhënë një leje e veçantë për ta regjistruar mesfushorin.
Përkundër faktit se ka mbetur edhe një betejë ligjore për t’u ndjekur nga blaugranasit, ata duken të mposhtur, përveç nëse ka ndonjë ndryshim të madh.
Sipas situatës aktuale, Olmo nuk mund të luajë më në ndonjë ndeshje për Barcelonën dhe do të humbasë udhëtimin e tyre në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës.
Tashmë sipas një raportimi të fundit nga Diario AS, ka shqetësim të madh se mungesa e regjistrimit në klub do të bëjë që ai të mos jetë në gjendje të luajë për Spanjën në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Holandës në mars./Telegrafi/