Dani Olmo është parë duke nënshkruar një fanellë të Barcelonës.
“Do të shohim”, i tha lojtari një prej tifozëve që e pyetën nëse do t’i bashkohej klubit katalunas këtë verë.
Olmo thuhet se është ndër objektivat e Blaugranasve për këtë verë – megjithatë jo prioritare.
Atletico Madridi ka shprehur interesim të madh për të transferuar mesfushorin sulmues në orët e fundit.
Vlera e 26-vjeçarit është 50 milionë euro. Ai regjistroi 13 kontribute gola në 25 paraqitje për RB Leipzig sezonin e kaluar, gjithashtu duke performuar shumë mirë në Euro 2024.
Dani Olmo ishte pjesë e La Masia nga 2007 deri në 2014. /Telegrafi/