Telegrafi

Dani Olmo i lumtur me interesimin e Barcelonës, katalunasit shpresojnë transferimin e tij

Dani Olmo (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka shpresë të përfundojë nënshkrimin e anësorit sulmues të Dinamo Zagrebit, Dani Olmo, këtë verë, ndërsa edhe lojtari është i lumtur me interesimin.

Katalunasit e duan lojtarin i cili pëlqehet shumë edhe nga Atletico Madrid, Manchester City, Juventus, Manchester United, Milani dhe Dortmundi.

Sipas mediumit Mundo Deportivo, Barcelona ka bërë qasjen e parë për lojtarin, e cila fillimisht është refuzuar nga kampionët kroatë.

Raportet besojnë se një ofertë prej të paktën 35 milionë euro mund të ndryshoj mendjen e klubit kroat dhe Blaugranët besojnë se një veprim gjatë verës është më i realizueshëm se janari.

Lexo po ashtu Manchester City fillon bisedimet me Dinamo Zagrebin për Dani Olmon

“Më bën të lumtur që Barcelona ka bërë një ofertë për mua”, ka thënë fillimisht Olmo për L’Esportiu.

“Kam kaluar gjashtë vjet në La Masia dhe ata më mësuan vlerat e jetës, prandaj jam i lumtur që i interesimi i raportuar është shndërruar në një propozim konkret nga klubi”.

Dani Olmo shënoi gol të bukur ndaj Man Cityt (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Qëllimi im është të shkoj në Kampionatin Evropian këtë verë por do të jetë e vështirë për mua nëse në gjashtë muajt e ardhshëm unë luaj vetëm në një kampionat të vogël, siç është në Kroaci”.

“Dua të shkoj përpara. Dhe jo vetëm për të shkuar në Kampionatin Evropian, por edhe për të vazhduar përmirësimin. Jam i gatshëm të bëj një hap përpara në karrierën time”, përfundoi spanjolli.

Lexo po ashtu Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i Olmos

Ylli në rritje mori thirrjen e tij të parë për kombëtaren e Spanjës për ndeshjet kundër Maltës dhe Rumanisë.

Olmo u bashkua me Dinamon si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit e cila pa Alen Halilovic të transferohej në Barcelona në vitin 2015 dhe që atëherë është shfaqur si yll për klubin kroat. /Telegrafi/