Site icon Telegrafi

Dani Olmo: Jam shumë i kënaqur me lojën dhe fitoren, e dinim që Kosova ishte një skuadër e guximshme

Mesfushori i Spanjës, Dani Olmo ka folur pas fitores ndaj Përfaqësueses së Kosovës me rezultat 3-1 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Spanja fitoi në shtëpi takimin ndaj Dardanëve duke mbyllur fazën e parë të ndeshjeve kualifikuese me shtatë pikë dhe në vendin e parë në Grupin B.

Triumfi ndaj Kosovës i ka bërë të lumtur spanjollët dhe njëri nga ta është mesfushori kreativ, Olmo, i cili shënoi golin e parë të takimit.

Lexo po ashtu Luis Enrique: Më pëlqeu mënyra si luajti Kosova, nuk dua të flas për politikë

“Jam shumë i kënaqur me lojën. Gjërat kanë shkuar shumë mirë. Pas golit të parë ata u hapën pak më shumë dhe në pjesën e dytë ishin shumë të lodhur”, ka thënë fillimisht Olmo pas ndeshjes.

“Ne e dinim që Kosova ishte një skuadër e guximshme, se ata gjithmonë përpiqen të thyejnë presionin e kundërshtarëve me gjithçka që kanë”.

Lexo po ashtu Ramos pas ndeshjes: E rëndësishme ishte fitorja ndaj Kosovës

“Ata nuk na befasuan në këtë drejtim. Ne dinim si t’i kundërviheshim”.

“Në një ekip si ekipi spanjoll ne gjithmonë aspirojmë në maksimum. Sot, kundër Greqisë ose kundër Gjeorgjisë. Ne largohemi me shtatë pikë dhe një punë të bërë mirë”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version