Sonte (e hënë), moderatori i njohur Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami i kanë dhënë fund beqarisë.
Dyshja organizuan një dasmë edhe gjatë ditës së djeshme, ku Labi bashkë me rrethin e tij më të ngushtë, erdhën nga Peja në Prishtinë me tren për të marrë nusen.
Sonte ata po festojnë natën e dytë të martesës në një dasmë madhështore në një nga resortet më luksoze të Prizrenit.
Të ftuar në këtë dasmë kanë qenë shumë personazhe VIP, gjersa për argëtimin e të ftuarve është kujdesur këngëtari i njohur pejan, Ramadan Krasniqi – Dani.
Në disa fotografi ekskluzive të siguruara nga Telegrafi, vërehet atmosfera e këndshme e krijuar në dasmën e moderatorit të njohur, përcjellur me muzikë nga një prej këngëtarëve më të mirë në vend.
Glamuri dhe eleganca e yjeve nuk ka munguar në këtë dasmë, e cila lirshëm mund të thuhet se është një ndër më të përfolurat e vitit. /Telegrafi/