Ramadan Krasniqi – Dani, mbetet në mënyrë të pakontestueshme një nga legjendat e muzikës së vjetër qytetare shqiptare.
Dani ishte një nga emrat që kanë performuar në dasmën e Adem Grabovcit, i cili martoi djalin Ngadhnjimin.
Pos Aurela Gaçes që performoi në këtë dasmë, ishte Dani ai që kënaqi ta pranishmit duke kënduar këngë të vjetra qytetare, shoqëruar nga orkestri i tij.
Telegrafi ka siguruar një video nga rrjetet sociale ku Dani shihet duke performuar një nga këngët e vjetra qytetare shqiptare.
Në këtë dasëm që u dekorua nga Nina Events të pranishëm ishin shumë fytyra prominente nga skena e politikës. /Telegrafi/