Site icon Telegrafi

Dani dhe Faton Isufi paralajmërojnë bashkëpunimin e ri

Dy këngëtarët e njohur të muzikës popullore, Ramadan Krasniqi dhe Faton Isufi, janë në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Dyshja e cila prej vitesh janë miq e bashkëpunëtorë, kanë vendosur që kësaj radhe të bëhen bashkë për5 një këngë, e cila do të jetë e zhanrit baladë.

Lajmin për përgatitjen e këtij dueti vjen nga vjet protagonistët, të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët.

Dani dhe Faton Isufi (Foto: Instagram)

“Dua Bass Records” është studioja, së cilës i është besuar puna për përgatitjen e kësaj kënge.

Pasi kënga të përfundojë së incizuari, pritet të nisin edhe xhirimet e klipit, që me gjasë do t’i besohet një prej produksioneve vendore. /Telegrafi/

Exit mobile version