Telegrafi

Dani Alves zbulon se çka i tha Neymarit pas eliminimit të Barçës (Video)

Juventus ka eliminuar Barcelonën prej çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Rikthimi i Dani Alvesit në Camp Nou ishte emocional dhe këtë e dëshmoi edhe pas takimit, i cili përfundoi pa gola.

Braziliani për tetë vjet ka luajtur te skuadra katalonase, gjersa pas takimit ka ngushëlluar ish-bashkëlojtarin Neymar, transmeton Telegrafi.

“I thash Neymarit se kjo është jeta. Fati e deshi të ndeshemi në këtë fazë”, tha mbrojtësi.

“Ne i kemi përjetuar këto momente sëbashku kurse tani ndaras”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/