Juventus ka eliminuar Barcelonën prej çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Rikthimi i Dani Alvesit në Camp Nou ishte emocional dhe këtë e dëshmoi edhe pas takimit, i cili përfundoi pa gola.
Braziliani për tetë vjet ka luajtur te skuadra katalonase, gjersa pas takimit ka ngushëlluar ish-bashkëlojtarin Neymar, transmeton Telegrafi.
“I thash Neymarit se kjo është jeta. Fati e deshi të ndeshemi në këtë fazë”, tha mbrojtësi.
“Ne i kemi përjetuar këto momente sëbashku kurse tani ndaras”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=iOb1vb4JEO4