Telegrafi

Dani Alves tregoi madhështinë e tij, mësoi talentin Gavi se si t’i lidhë këpucët para El Clasicos

Mbrojtësi veteran i Barcelonës, Dani Alves po shërben edhe si ‘mësues’ te klubi nga Camp Nou pas rikthimit dhe njeri nga ‘nxënësit’ e tij është talenti 17-vjeçar, Gavi.

Dani Alves është lojtari i fundit i Barcelonës që po luan rolin e ndihmësit të Gavit.

Kamerat e kanë hapur veteranin brazilian teksa e ndihmoi të riun të lidhë këpucët.

Lexo po ashtu Dani Alves bëri një asistim brilant në debutimin e tij në La Liga pas rikthimin në moshën 38-vjeçare

E gjithë kjo erdhi përpara ndeshjes El Clasico, ku Barcelona u takua me Real Madridin në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Së fundmi është zbuluar se Gavi nuk di t’i lidhë këpucët siç duhet.

Adoleshenti spanjoll është mësuar të luajë me lidhëse të palidhura dhe ‘as që i intereson’, t’i shtrëngoj ato.

“Koha për të mësuar…”, ishte një postim i bashkëlojtarit të tij, Nico, para disa ditësh. /Telegrafi/