Telegrafi

Dani Alves te PSG për teste mjekësore

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Barcelonës, Dani Alves, ka arritur në Paris për të nënshkruar me skuadrën e këtij qytetit. 

Braziliani është lënë i lirë nga Juve edhe pse kishte një vit në kontratë.

Ai pritej të bashkohej me Pep Guardiolan te Manchester City, por trajneri spanjoll nuk ia ka garantuar vendin e titullarit.

Alves së bashku me Marquinhos që luan te PSG

Për të kishte interesim edhe nga Chelsea, që tani po përpiqen të nënshkruajnë me Danilon e Real Madridit.

Sipas shumë raportimeve nga Franca, Dani Alves tashmë gjendet në Paris për teste mjekësore dhe zyrtarizmi pritet të bëhet brenda dy ditëve të ardhshme.

Ai do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare. /Telegrafi/