Kthimi i Dani Alves në Barcelonë këtë dimër ishte një surprizë për shumë njerëz, por vetë braziliani ishte gjithmonë i bindur se do të ishte në gjendje të kishte ndikim në “Camp Nou”.
Mbrojtësi i krahut nuk mori shumë kohë për t’u vendosur në formacionin e Barcelonës, duke ofruar një asistim teksa bëri debutimin e tij të dytë me klubin.
“A do të nënshkruaja me një lojtar 38-vjeçar? Alves u pyet, teksa fliste për Catalunya Radio në një intervistë për rikthimin e tij.
“Unë ndoshta do të hezitoja nëse nuk quhej Dani Alves, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi ose Zlatan Ibrahimovic. Djem që nuk duan që të tjerët t’u thonë se kur duhet të dalin në pension”.
Alves foli edhe për Leo Messin, duke dhënë mendimin për largimin e tij.
"Podes duvidar em contratar um jogador de 38 anos, mas não se se chamar Dani Alves, Messi, Ronaldo" https://t.co/FPr6J2DlXx
— O Jogo (@ojogo) January 18, 2022
“Do të ishte mirë nëse ai gjithashtu do ta përfundonte karrierën e tij këtu”, ka thënë Alves. /Telegrafi/