Site icon Telegrafi

Dani Alves: Sezoni te Juventusi ishte më i keqi në karrierën time

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves ka thënë se sezoni që kaloi në Torino ishte ‘sezoni më i keq’ në karrierën e tij.

Mbrojtësi brazilian u bashkua me Zonjën e Vjetër nga Barcelona si lojtar i lirë në verën e vitit 2016.

Gjigandët e Serie A ishin afër për të fituar tripletën, pasi ata triumfuan në Serie A dhe Coppa Italia, por humbën finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Lexo po ashtu Tifozët zgjedhin formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

Pavarësisht kësaj, Alves ka thënë se sezoni që kaloi në Torino ishte sezoni më i keq në karrierën e tij.

“Të gjithë lojtarët që largohen nga Barcelona pendohen, njëqind për qind. Por, ose ju e pranoni atë ose bëheni të hidhur gjatë gjithë jetës tuaj”, ka thënë fillimisht Alves për RAC1.

Lexo po ashtu Harry Kane zgjedh mbrojtësit më të fortë nga secila prej katër pozitave

“Viti që kalova në Juventus ishte më i keqi në karrierën time. Doja që kjo të ishte si në Barcelonë, por nuk ishte kështu”, përfundoi braziliani.

Dani Alves u largua nga klubi pas vetëm një sezoni për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version