Site icon Telegrafi

Dani Alves puth fushën në Camp Nou (Foto)

Dani Alves tregon dashurinë që ka për Barcelonën edhe pse tani luan te Juventusi.

Mbrojtësi i djathtë ka lënë katalunasit në verë për tu bashkuar me Juventusin.

Braziliani ka qenë sot i pranishëm në konferencë për shtyp ku ka folur para ndeshjes.

Alves i ka dhënë gjasa prej 60 për qind Juventusit që të kalojë tutje, ndërsa për Barcelonën ai ka ndarë 40 për qind.

Lexo po ashtu Alves: Gjasat e Juves janë 60, kurse të Barcës 40 për qind

Ai gjatë inspektimit të fushës me tu futur në stadium ka puthur terrenin ku bëri karrierë për gjashtë vite.

Alves duke puthur fushën

Braziliani ka fituar me klubin katalunas të gjithë trofetë e mundshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version