Telegrafi

Dani Alves nuk transferohet në Man City, por në PSG?

Mediat në Francë sugjerojnë se ish-mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves po shkon drejt transferim në Paris Saint-Germain dhe jo Manchester City.

Kur braziliani ndërpreu kontratën e tij me pëlqimin e ndërsjellë vetëm një vit pasi arriti si një agjent i lirë nga Barcelona, besohet gjerësisht se do të bashkohej me Pep Guardiolan në Manchester.

Lexo po ashtu Dhjetë futbollistët që i "fali" Barcelona

Po ashtu ka raporte të medieve në Angli që thonë se Dani Alves do të ketë testet mjekësore të tij me “Qytetarët” ditën e hënë.

Megjithatë, gazeta franceze L’Equipe pohon këtë mbrëmje se mund të ketë një kthesë në të ardhmen e yllit brazilian të mbrojtjes.

Sipas L’Equipe, Dani Alves mund të jetë në negociata të avancuara me Paris Saint-Germainin dhe nuk përjashtohet një transferim i tij në Francë. /Telegrafi/