Site icon Telegrafi

Dani Alves nuk ka dyshime në rikthimin e Neymarit te Barcelona në të ardhmen

Dani Alves nuk ka asnjë dyshim që Neymar do të luajë përsëri për Barcelonën.

Ylli i Paris Saint-Germain pa një rikthim të bllokuar te Barça nga klubi i tij këtë verë të kaluar edhe përkundër dëshirës së tij.

Por, ish-shoku i skuadrës së tij, Alves, tani lojtar i Flamengos, mendon se një ribashkim do ndodh përfundimisht në të ardhmen e afërt.

“Jam i sigurt që nëse dëshiron të kthehet në të ardhmen, ai do të jetë në gjendje ta bëjë këtë”, ka thënë Alves.

Lexo po ashtu Messi: Nuk kërkova nënshkrimin e Neymarit, nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka për rikthimin e tij

Vetëm javën e kaluar, shefi i financave të Barcelonës, Enrique Tombas konfirmoi se ata bënë dy oferta për Neymarin.

Alves dhe Neymar sa ishin pjesë e Barcelonës

“Me kushtet që ofruam, rekrutimi i Neymarit ishte krejtësisht i vlefshëm”.

“Ne bëmë dy propozime, një me lojtarë të përfshirë në marrëveshje, një vetëm me para. Por ata nuk pranuan asnjërën”, ka thënë Tombas. /Telegrafi/

Exit mobile version