Telegrafi

Dani Alves, një histori prej 15 vitesh kundër Real Madridit

Në total 15 lojtarë të Paris Saint-Germain janë përballur më parë me Real Madridin, por asnjë më shumë se Dani Alves i cili ka zhvilluar 43 kundër ndeshje ndaj Los Blancos.

Braziliani që luan si mbrojtës i djathtë ndeshjen e parë e ka zhvilluar para 15 vitesh, kur si lojtar i Sevillas në prill të vitit 2003, kishte humbur 3-1 ndaj Real Madridit, e Zinedine Zidane në atë kohë ishte futbollist dhe shënoi një herë në atë takim.

Alves, po ashtu ka bilanc të mirë në përballjet me Real Madridin, pasi ka marr 22 fitore, ka humbur 15 herë dhe ka marr 6 barazime.

Dani Alves me fanellën e Sevilas kundër Real Madridit

Ai po ashtu ka shënuar dy gola, me fanellën e Sevillas dhe një me atë të Barcelonës.

Alves me fanellën e Barcelonës

Alves ka humbur një ndeshje vendimtare kundër Real Madridit, në finale të Ligës së Kmapionëve vitin e shkuar, kur në Cardif si pjesë e Juventusit në fund doli nga fusha me rezultat 4-1.

Alves me fanellën e Juventusit

Në anën tjetër edhe trajneri i PSG-së, Unai Emery, është përballur me Mbretërit 20 herë, ku ka vetëm pesë Fitore.

Ndeshja mes Real Madridit dhe PSG-së, pritet të jetë nga më interesantet e kësaj faze të Ligës së Kampionëve.

Kjo pasi që në fushë do të jenë dy skuadra me emra të mëdhenj. /Telegrafi/