Telegrafi

Dani Alves: Neymar duhet të largohej nga hija e Messit

Dani Alves, Lionel Messi dhe Neymar duke festuar golin ndaj Manchester Cityt (etty Images)

Dani Alves lëshon gjithmonë ndonjë perlë kur flet për mediat.

Këtë të hënë mbrojtësi brazialin i intervistuar nga faqja zyrtare e FIFA-s, komentoi edhe blerjen e Neymar nga PSG për shumë rekord 222 milionë euro.

“Mendoj se kur luan me Messin, je ne krah të lojtarit më me influencë në botën e futbollit. Por, duhet të dalësh nga hija e tij”.

“Të luash përkrah Messit, që mbetet një lojtar unik, është gjëja më e pabesueshme që mund të të ndodhë. Por, pastaj ekziston gjithmonë dyshimi nëse je vërtet lojtar cilësor, apo dukesh i tillë për meritë të tij”.

“Trofetë individuale mund t’i fitosh më lehtë vetëm nëse nuk luan në të njëjtën skuadër me një lojtar si ai”, ka thënë Alves.

Ndërsa për transferimin e tij te PSG, pas eksperiencës me Juven, Alves theksoi se e sheh si një sfidë personale, sepse i pëlqen adrenalina që i jep dëshira për të ndryshuar historinë e një klubi.

Alves dhe Neymar kanë luajtur së bashku edhe të Barcelonë. /SS/