Telegrafi

Dani Alves: Messi nuk po kënaqet në PSG

Dani Alves beson se Lionel Messi nuk po e shijon futbollin në Paris Saint-Germain, klubi që ylli argjentinas vendosi t’i bashkohet verën e kaluar pasi u largua nga Barcelona.

Messi nuk mundi ta çonte PSG -në në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga Real Madridi.

“Për mua, [ Messi ] nuk po kënaqet. Leo është jashtë vendit të tij aty”.

“Shpresoj se ai mund të kthehet [në Barcelon]. Nuk e di nëse është e mundur, por nëse ai vjen… le të vijë këtu me mua”, dekarloi Alaves për ESPN.

Përpara se Alves të largohej nga Barcelona për t’iu bashkuar Juventusit në vitin 2016, Messi bëri një përpjekje të fundit për të bindur mbrojtësin e djathtë brazilian që të qëndronte.

“Leo më thoshte gjithmonë, ‘Ku do të jesh më mirë se këtu?’. Dhe e pashë, nuk ka vend më të mirë se këtu. Edhe kur doli [lajmi] se ai po largohej, i dërgova të njëjtin mesazh [për t’i thënë të njëjtën gjë] që më tha mua”, tregon Alves.

Alves në fund e ka lavdëruar shokun e tij të skuadrës Pedri dhe e krahasoi të riun me trajnerin aktual të Barcelonës dhe ish-mesfushorin Xavi Hernandez. /Telegrafi/