Site icon Telegrafi

Dani Alves, kushti i Neymarit për t’u rikthyer te Barcelona

Dani Alves dhe Neymar (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Tashmë është bërë e ditur dëshira e Neymarit që të rikhthehet te Barcelona, mirëpo ai ka vënë edhe si kusht po ashtu rikthimin e Dani Alvesit.

Mbrojtësi brazilian është aktualisht lojtar i lirë, pasi kontrata me Paris Saint-Germainin skadoi më 30 30 qershor, andaj bashkëkombësi i tij e do atë në Spanjë.

Jo vetëm Neymari e do rikthimin e 36-vjeçari në La Liga, siç raportohet nga Sport edhe Lionel Messi e ka kërkuar po ashtu rikthimin e mbrojtësit të krahut.

Dani Alves (Foto: Mark Runnacles/Getty Images/Guliver)

Rikthimi i Alvesit te Barcelona nuk do të ishte ide e keqe, pasi forma që po e tregon në Kupën e Amerikës, i ka impresionuar të gjithë.

Lexo po ashtu Barcelona në videon promovuese të turit amerikan e përfshinë edhe Neymarin

Blaugranasit aktualisht nuk kanë një mbrojtës të djathtë të nivelit të lartë, andaj braziliani do të ishte ideal për atë pozitë, duke ditur poashtu që ka kaluar edhe tetë vite në Spanjë.

Nelson Semedo dhe Sergi Roberto, janë dy lojtarët që i mbajnë ato dy pozicione, mirëpo katalunasit po mendojnë të heqin dorë nga portugezi, e që do të zëvendësohej nga Alves. /Telegrafi/

Exit mobile version