Dani Alves e ka pohuar se ka pasur mundësi të kthehej në Barcelonë dhe Juventus në këtë verë, por e ka zgjedhur Sao Paulon.
Alves ishte në dispozicion për tu transferuar falas këtë verë pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadoi në qershor.
Edhe pse kishte disa mundësi, braziliani vendosi të kthehej në atdhe duke nënshkruar një kontratë tre-vjeçare.
Ai ka qenë i lidhur me një rikthim të bujshëm në Camp Nou ose në Allianz Stadium.
“Kam pasur rastin të kthehem te Juventus. Unë gjithashtu pata rastin të kthehem te Barca, sepse e doja këtë”.
“Unë nuk vendos se çfarë bëj papritmas. Unë mendoj: Çfarë do të më japë ky klub?”.
“Por, për shembull, asnjë prej tyre nuk kishte diçka që unë doja, përveç ekipit të ëndrrave të mia”, ka thënë Alves.
Braziliani e ka nisur mirë sfidën e re me gola dhe asistime. /Telegrafi/