Ousmane Dembele mbetet një lojtar i Barcelonës pasi nuk arriti të sigurojë një largim nga “Camp Nou”, por presidenti Joan Laporta dëshiron që francezi të ulet në tribuna për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa Dani Alves beson se ai duhet të luajë.
Pozicioni i klubit për Dembele u theksua gjatë prezantimeve të nënshkrimeve të reja Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang, por mediat shkruajnë se klubi ai mund të përfshihej në listën e skuadrës së Barcelonës për ndeshjen vendimtare në shtëpi ndaj Atletico Madrid të dielën.
“Për sa kohë që ai është ende në Barcelonë, ne duhet ta mbrojmë atë. Nëse ai largohet në fund të sezonit, atëherë mirë, por kanë mbetur edhe pesë muaj dhe ne duhet të përfitojmë nga fakti që ai është ende këtu”.
“Mendoj se ka situata kur duhet të jesh më i zgjuar se egoja jote”.
“Duhet të tregohemi më të zgjuar për situatën, duhet të jemi sa më të fortë, një përpjekje e përbashkët nga të gjithë”.
“Ne po përpiqemi ta kthejmë Barcelonën në krye të tabelës, për të krijuar një atmosferë të shëndetshme dhe pozitive ku nuk ka ndjenja të këqija”.
“Është e qartë se ne duhet të krijojmë harmoni brenda dhomës së zhveshjes dhe klubit. Në fund të fundit, ne të gjithë po përfaqësojmë Barcelonën”, ka thënë Dani Alves.
Në mbrojtje të Dembeles ka dalë edhe nënshkrimi i ri i Barcelonës , Ferran Torres.
“Ne të gjithë e dimë se Dembele është një lojtar i veçantë që mund të bëjë diferencën shumë lehtë dhe nëse trajneri vendos [ta zgjedhë atë], ai me siguri do të luajë”, deklaroi spanjolli.
Dembele ka bërë 11 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, në të cilat ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime. /Telegrafi/