Dani Alves këmbëngul se mosha e Juventusit nuk do të ketë rëndësi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Paolo Dybala, Gonzalo Higuain, Alex Sandro, Miralem Pjanic, Juan Cuadrado dhe Claudio Marchisio janë nën moshën 30 vjeçare në ekipin e parë të Juventusit, por Alves e bëri të qartë se kjo nuk do të luajë rol.
“Është e veçantë që kemi shumë lojtarë të mëdhenj në finalen e Ligës së Kampionëve, një lojë e shikuar nga e gjithë bota. Ne duam të bëjmë maksimumin në këtë moment”.
“Nuk ndihem më ndryshe se herëve tjera, pasi e kam fituar edhe më parë. Kam ardhur në këtë ekip për t’i ndihmuar ata që po përjetojnë një ëndërr edhe unë mund të jetoj përsëri. Çdo ditë duhet të shkruajmë faqe të reja të historisë”.
“Unë nuk mendoj se do të ndryshojë shumë karriera e Buffon nëse fiton Ligën e Kampionëve ose Topin e Artë. Ai nuk ka nevojë për këtë trofe për t’u bërë një legjendë”.
“Ne kemi vetëm edhe një hap tjetër për ta bërë ëndrrën të vërtetë dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi”.
“Unë fle shumë mirë para një finaleje dhe unë ua këshilloj edhe shokëve të mi të bëjnë të njëjtën gjë, sepse ne kemi shumë punë të vështirë në mbrëmje”.
“Unë nuk jam askush që të jap këshilla apo mësim, veçanërisht për njerëzit që tashmë kanë përvojë të madhe në futboll dhe kanë fituar trofe të rëndësishme në karrierën e tyre”, ka thënë Alves. /Telegrafi/