Site icon Telegrafi

Dani Alves: Barcelona nuk tregoi respekt ndaj meje

Dani Alves shpërthen ndaj drejtuesve të Barcelonës, të cilët i bën përgjegjës për largimin e tij nga blaugranat në fundit të sezonit të kaluar.

33-vjetari theksoi në një intervistë për mediat spanjolle se nuk mund të qëndronte më shumë te kampionët në fuqi të La Ligas, përderisa nuk  ndiente mbështetjen e klubit.

“Më pëlqen kur njerëzit më duan, por kurrsesi nuk mund të qëndroj në një ambient ku nuk më duan. Gjatë tre sezoneve të fundit te Barcelona, flitej gjithmonë për një largim timin të mundshëm, por asnjë nga drejtuesit nuk erdhi dhe të ma thoshte në sy. Nuk treguan respekt ndaj meje, por u sollën pa respekt dhe mirënjohje. Erdhën dhe më ofruar rinovimin e kontratës vetëm pasi FIFA u bllokoi tregun e transferimeve. Në këtë situatë vendosa ta rinovoja kontratën, por me një klauzolë që në fund të sezonit do të isha lojtar i lirë.”

Sigurisht që nuk mund të mungonin pyetjet për aventurën e tij te Juventusim ku është aktivizuar në vetëm 11 ndeshje të Serisë A, transmeton SS.

“Juventusi ka një skuadër të aftë për ta fituar Ligën e Kampionëve. Por në Itali janë shumë suopersticiozë, kështu që më mirë të flasësh me zë të ulët për këtë temë.”

Përtej futbollit pasioni i Dani Alves është muzika dhe nuk është rastësi që dëshira e tij është të bëhet  këngëtar. Një ëndërr në sirtar që mund të bëhet realitet shumë shpejt, pasi nuk do të jetë e largët dita që të varë këpucët në gozhdë, për t’iu përkushtuar pasioneve të tij.

Exit mobile version