Site icon Telegrafi

Danev: LSDM-ja të fillojë të sillet si shumicë parlamentare

OBRM-PDUKM-ja sot akuzoi se nuk ka asgjë nga premtimet e LSDM-së për përfshirje dhe bashkëpunim me opozitën. Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev, në konferencë për shtyp tha se LSDM duhet të ndalojë të sillet si pronare e Kuvendit të Maqedonisë.

“Ata duhet të fillojnë të sillen si shumicë parlamentare në një demokraci parlamentare. Ku është demokracia të cilën nuk e larguan nga goja përderisa ishin në opozitë? Kjo nuk është demokraci, ky është tentim për përvetësim të të gjitha proceseve që ndodhin në Maqedoni”, tha Danev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu theksoi se në lidhje me debatin për rebalancin e buxhetit për vitin 2017, nga LSDM-ja kanë dëgjuar vetëm diskutime të kota për bllokime.

Sipas tij është absurde që nga gjithsej 62 amendamente që janë dorëzuar në Komisionin për financim dhe buxhet, të mos pranohet asnjë nga ana e anëtarëve të shumicës parlamentare./Telegrafi/

 

Exit mobile version