Site icon Telegrafi

Danella Arsovska dakordohet me Transportuesit privatë

Të buzëqeshur dhe të gatshëm për tu rikthyer rrugëve të Shkupit. Më në fund arrihet marrëveshje mes transportuesve privat dhe Qytetit të Shkupit. Borxhi prej 2 milion eurove do t’u kthehet brenda javëve ndërsa ata do të kyçen në transportin publik së shpejti pas publikimit të konkursit që po e përgatit Qyteti i Shkupit.

“Autobusat janë gati do të kthehen të gjithë autobusat privat ashtu siç kanë qenë. Dy javë do të jetë konkursi derisa të plotësohet dokumentacioni”, Memet Asani, transportuesit privat.

Ata thonë se deri tash kanë qenë të manipuluar nga kryesia e mëparshme që udhëhiqte negociatat me Qytetin e Shkupit.

Jemi të lumtur që kthehemi në punë brenda disa javëve. Nuk kemi nënshkruar asgjë por pritet që të publikohet konkursi. Falënderojmë kryetaren e Qytetit të Shkupit që me dy takime arritëm të merremi vesh. Brenda disa javëve do të kthehet borxhi”, deklaroi Jovica Zafirovski, transportues privat.

Para një muaji Transportuesit privat ishin në takim me kryetaren Danella Arsovska ku dëgjuan këshillat e Arsovskës për modernizim të Transportit publik. /KlanMacedonia/

Exit mobile version