Reprezentuesi i Luksemburgut, Danel Sinani ka konfirmuar bashkimin e tij me klubin anglez nga Liga Premier, Norwich City.
Sinani ishte i lidhur me Kanarinat gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi bëri përshtypje pozitive për ekipin e F91 Dudelange.
Ai ka shënuar 14 gola në 16 ndeshje të ligës këtë sezon dhe kjo formë ka tërhequr vëmendje e klubit anglez, të cilët kërkojnë të rekrutojnë talent të rinj nga zona jo shumë të zhvilluara nga klubet tjera.
Raportet në Luksemburg pretendojnë se Sinani ka nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me Kanarinat.
Sipas mediumit edp24.co.uk, Sinani dhe do të bashkohet me skuadrën e Daniel Farke pasi kontrata e tij aktuale e tij të skadojë këtë verë.
I pyetur nëse pandemia e coronavirusit do të ketë ndikim në transferimin e tij te Norwichi, Sinani u përgjigj shkur për wort.lu: “Është rregulluar”.
Ndryshe, Sinani është 22-vjeçar me prejardhje nga Dragashi i Kosovës, ndërsa i përket komunitetit goran. /Telegrafi/