Site icon Telegrafi

“Dance With Me” ndez motorët

Njëri nga spektaklet më të shikuara në televizionet shqiptare, “Dance with me” sonte nis edicionin e dytë.

Kjo patentë do të vijë për të dytin vit nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, të cilat kanë paralajmëruar plot supriza në këtë edicion.

Albëria Hadërgjonaj, Vesel Kurtishaj, Labinot Gashi, Arilena Ara, Stine, Roza Lati, Herion Mustafaraj, Ingrit Gjoni, Sejfulla Myftari, Markela Dede, Drini Zeqo, Viola Spiro, Dj Sardi dhe Irena Kita, janë 14 vipat që do të përjetojnë magjinë e kërcimit.

Krah Robert Alisë dhe Valbona Selimllarit në juri këtë vit do të jetë i pozicionuar koreografi i “Dance With Me”, Albi Nako. /Telegrafi.

Exit mobile version