Dana White nuk mendon se Hasbulla do të luftojë në UFC, por thotë se organizuesit ‘do të bëjnë patjetër diçka’ me sensacionin e mediave sociale.
Hasbulla është në Fight Island për të marrë pjesë në UFC 267 të kësaj fundjave për të mbështetur Islam Makhachev, i cili përballet me Dan Hooker.
Ai është vendosur për një takim të madh me presidentin e UFC-së dhe e ka paralajmëruar Hookerin përpara meçit të tij kundër Makhachev.
Hasbulla looking very forward to our meeting in Abu Dhabi. #UFC267 @VisitAbuDhabi #InAbuDhabi pic.twitter.com/VsaFctl94q
— danawhite (@danawhite) October 28, 2021
Por, a mund ta bëjë 18-vjeçari kalimin në tetëkëndëshin e famshëm pas rritjes së tij të jashtëzakonshme në Twitter dhe Instagram?
Epo, White nuk është i sigurt nëse do të organizojë një luftë për Hasbullan në UFC – por tha se ata patjetër do të bëjnë diçka me të.
I pyetur nëse Hasbulla do të luftojë në UFC, White u përgjigj: “Nuk e di nëse do të luftojë në UFC, por patjetër që do të bëjë diçka”.
"We'll definitely do something with him."
Dana White pours cold water on the idea of Hasbulla fighting in the UFC. pic.twitter.com/WsKXCz4jBE
— UFC on TNT Sports (@ufcontnt) October 28, 2021
Hasbulla ka bërë tashmë një ndikim në UFC 267, pasi ai thirri Hooker, shkaku që luftëtari i Zelandës së Re premtoi mbështetjen e tij për Adbu Rozik.
‘The Hangman’ ka thënë: “Kush është djali tjetër? Kush është djali në ekipin tim? Abdu! Abdu është në ekipin tim”, bëri shaka ai me gazetarët.
“Unë kam një kalë në garë tani. Unë jam duke stërvitur njeriun tim, Abdu, nuk ka gënjeshtra”.
https://twitter.com/HasbulIah/status/1453388044053192706?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1453388044053192706%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Fufc%2Fnews-mma-dana-whites-response-when-asked-if-hasbulla-could-fight-in-the-ufc-20211029
“Abdu në ekipin tim dhe Hasbulla mund të jetë në ekipin e tij (Makhachev)”, ka shtuar Hooker.
Më pas, ‘Mini Khabib’ u përgjigj: “Dan Hooker, më dëgjo vëllai im. Të thyej, ki kujdes”.
Videoja e tij në Instagram u shoqërua me një mbishkrim që synonte Hooker dhe Rozik.
“Vëllai im [Islam Makhachev] do t’ju godasë dhe unë do të thyej djaloshin tuaj, [Abdu Rozik]”, thuhet në mesazh. /Telegrafi/