Site icon Telegrafi

Dana White më në fund gjen një vend për meçin e madh të UFC-së më 18 prill

UFC 249 ka pasur mjaft pengesa për të kapërcyer para natës së luftës, por tani si duket drejtuesi Dana White ka zgjidhur të gjitha.

Ka vetëm 48 orë që kur Justin Gaethje u konfirmua si kundërshtar i Tony Fergusonit, pasi Khabib Nurmagomedov anuloi përballjen.

Pandemia e vazhdueshme e coronavirusit ka shkaktuar një ndërprerje të madhe në kalendarin sportiv në të gjithë botën dhe Dana White duket se është njëri nga disa individë të vendosur të mos pengohet nga kjo sëmundje ngjitëse.

Lexo po ashtu Pasi Khabib u tërhoq, Justin Gaethje do të jetë kundërshtari i Tony Ferguson në UFC 249

I pari i UFC-së është përballur me kritika të mëdha për lënien e përballjes më 18 prill dhe kishte dyshime serioze se si ai do të gjente një vend.

Megjithatë, sipas New York Times,  ajo përballje tani do të zhvillohet në Casino Resort Tachi Palace në Kaliforni.

Natyrisht, i gjithë aksioni do të jetë pas dyerve të mbyllura pa tifozët e lejuar të marrin pjesë.

UFC 249 fillimisht ishte menduar të ndodhte në New York. Më vonë, White tha se ai po përpiqej të gjente një ishull privat ku mund të vinte përleshje çdo javë.

Lexo po ashtu UFC do rezervojë një ishull privat - aty ku do të zhvillohen çdo javë meçet

Vendi i ri është mbyllur që nga 20 mars, por do të rihapet kur UFC të vjen.

Kalifornia në të vërtetë ka pezulluar sportin luftarak për shkak të COVID-19, por resorti Tachi është në menaxhim special Indian.

Duke qenë se është pjesë e Komunitetit Indian Santa Rosa, ajo ka komisionin e vet dhe nuk ka pse t’i bindet ligjeve të Komisionit Atletik Shtetëror të Kalifornisë (CSAC). /Telegrafi/

Exit mobile version