Site icon Telegrafi

Damir Mulaomerovic mund të largohet nga Prishtina

Damir Mulaomerovic, trajneri që ka drejtuar drejt sukseseve Z Mobile Prishtinën, në sezonin e ri mund të mos e drejtoj skuadrën prishtinase.

Mediat turke kanë raportuar se kroati ka arritur marrëveshje që të merr drejtimin e skuadrës turke të Bursasporit.

Kjo e fundit për herë të parë në histori do të luajë në elitën e basketbollit të Turqisë dhe ka plane të mëdha në sezonin e parë.

Damir Mulaomerovic (Foto: Basketbolli.com)

Mulaomeroviq në Kosovë kishte angazhim të dyfishtë – si trajneri i përfaqësueses së Kosovës dhe si trajner i skuadrës Prishtinës.

“Plisat” edicionin e kaluar arriti deri në 1\8 e finales në FIBA Europe Cup dhe suksesi nga klubi është vlerësuar historik.

Ndryshe, 44-vjeçari pritet që në ditët në vijim të vjen në Kosovë dhe të nis përgatitjet me përfaqësuesen tonë për raundin e tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket”. /Telegrafi/

Exit mobile version