Site icon Telegrafi

Damiano i thotë Armelës pas puthjes në shtrat: Të kam pasur fiksim, por zgjodha të distancohesha

Mbrëmja e djeshme në Big Brother ka qenë shumë dinamike. Produksioni e ka quajtur natën e të vërtetës ku beqarët dhe çiftet zbuluan ekzistencën e një tjetër shtëpie brenda asaj të Big Brother. Gjatë mbrëmjes u krijuan edhe 3 çifte të tjera të cilët iu bashkangjitën shtëpisë dhe janë zyrtarisht banorë, Damiano me Armelën, Xheni me Bernardin dhe Dona me Musan.

Edhe pse ata kanë patur përplasje mes njëri-tjetrit publiku vendosi që ata të hynin bashkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ata që mund të themi se kanë habitur vërtet kanë qenë Damiano dhe Armela sepseasnjëherë nuk kanë dhënë përshtypjen se mes tyre mund të ketë një ndjenjë. Menjëherë pas hyrjes në shtëpi ata shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë dhe fjetën bashkë në një krevat.Tashmë ndryshe nga më parë ata nuk kanë kohë të debatojnë por kanë ndenjur deri në orët e para të mëngjesit duke diskutuar mbi lojën strategjitë dhe se nga kush duhet të kenë kujdes aty. Një moment Damiano i ka shprehur Armelës diçka që nuk e kishte treguar më parë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Big Brother Albania

“Unë të kam pas fiksim që në fillim ty”, i thotë ai Armelës.

“E pse s’më flisje ti mua? Dija unë se çfarë mendoje ti!”, ja kthen ajo. Damiano i thotë të bëjë durim dhe se do ta kuptojë me kalimin e kohës se përse ai u distancua prej saj.

Mesa duket ky Big Brother për ta sapo ka filluar. Kujtojmë se nga loja është larguar Ejona dhe Ademi, të cilët gjatë javës Big brother u bëri surprizë dasmën që nuk e kishin bërë asnjëherë. Nga shtëpia e beqarëve u largua Egnajti Liridoni dhe Kleodiana.

Exit mobile version