Damiano-Donjeta dhe Danjel-Fotini duhet të ruajnë sekretin e shtëpisë paralele me çdo kusht, por sërish nuk mund të lënë pa sqaruar ‘hesapet’ e pambyllura në shtëpinë e beqarëve.
Danjeli është i pari që i vë në lojë. Duke e ditur që Damiano dhe Donjeta nuk janë një çift ashtu siç u hiqen banorëve të tjerë të shtëpisë, ai provokon.
“A mund t’ju shohim njëherë të putheni?”, i thotë ai Damianos.
Ky i fundit i qëndron historisë së shpikur me banorët e tjerë, që ka vetëm katër muaj që e njeh Donjetën.
“Kam katër muaj njohje dhe do ta marr avash-avash”, i përgjigjet ai. /TCH/