Edhe pse do të jenë teleshikuesit ata që do të përcaktojnë se kush do të jenë çiftet e reja që do të formohen nga 10 beqarët e këtij Big Brother, Damiano duket se e ka vendosur se kush do të jetë edhe partnerja e tij për të garuar për çmimin e madh.
“E kam vendosur plak…Xhenin”, thotë ai teksa është duke biseduar me Liridonin.
Koment që ka kaluar me të qeshura, por jo për Damianon që vijon të mbetet serioz dhe pyet Liridonin se çfarë ka ndër mend të bëjë me Armelën.
“Nuk e di”, i përgjigjet Damiano.
Big Brother duket se ka hyrë në fazën më interesante të reality shout.